Nga Shenoll Muharremi

Kosova me 87 raste të shëruara dhe vetëm një rast pozitiv ka shënuar një përparim të theksuar sipas te dhënave zyrtare. 05 Maj shënon kthesë domethënëse pozitive në rrugëtimin e luftës kundër virusit eficient, Covid-19. Kjo gjithashtu nënhkupton që masat dhe veprimet e ndërmarra kanë japur, për momentin, efektin e duhr dhe se mbyllja dhe distancimi social kanë qenë hapat e duhura.

Momentalisht kemi vetëm 340 raste aktive me Korona Virus në Kosovë dhe kjo është tepër mirë. Por efekti i ‘relaksimit’ që kjo situatë mund të sjellë mund ta përmbysë rezultatin e mirë që kemi momentalisht. Kudesi i shtuar dhe masat duhet te vazhdojnë ndërsa hapja nuk mund të aplikohet pa standarde dhe protokolle detaje për secilen fushë që hapen. Gjithashtu autoritetet relevante te sundimit te ligjit dhe inspektoriatet kanë shumë punë për të bërë në këtë fazë.

Lufta kundër Korona Virusit do të jëtë një maratonë për shkak se do ketë valë tjera të përhapjes… edhepse duket që ne kemi fituam betejën e parë. (a) Numri i arsyeshëm i rasteve deri me tani, (b) Numri dhe përqindja e vogël e fataliteteve në krahasim me botën, (c) Kapacitetet spitalore jo të mbingarkuara; si dhe tani (d) Rritja raketore e numrit të të shëruarve japin shpresë, por gjithashtu mund të jenë kurtha të fshefta nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe vëmendëshëm.

Prandaj, të ruajmë vigiliencen, fokusin dhe përkushtimin dhe të kemi kujdes të shtuar me politika dhe veprime të hapjes progresive sektoriale që ky trend të mirëmbahet qëndrueshem edhe muajt në vijim dhe ne si shoqëri të bëjmë maksimumin ndaj kujdesit dhe ruajtjes së shëndetit publik.

Grafikoni i Shpresës

Bota

97,325,443
Raste
2,083,754
Vdejke
69,882,077
Të Shëruar