Kosova 100 Ditë

Nga Shenoll Muharremi

Nga rasti i parë pozitiv i paraqitur me 13 mars deri më 13 prill 2020, në Kosovë, në bazë të testimit të bërë nga Instituti i Shëndetësisë Publike, kanë rezultat 377 persona pozitiv me korona virus. Janë zhvilluar gjithsejt 3,410 test mostra ndërsa me sukses janë gjurmuar dhe identifikuar 5,020 kontakte të rasteve pozitive të cilët janë nën mbikqyrje të autoriteteve. Fatkeqesisht, 10 persona kanë vdekur deri më 13 prill pra 14:00h (8 në spitale të Kosovës dhe dy Serb të Kosovës në spiale të Serbisë). Ndërkohë, janë shëruar me sukses 63 persona, andaj, raste aktive të konfirmuara në Kosovë deri më sot janë 304.

Raste Pozitive Të Shëruar  Të Vdekur Raste Aktive Kontakte Teste të Bëra
377 63 10 304 5,020 3,410

Nëse kalkulohet rritmi i përhapjes gjatë 31 ditëve të para, atëher del se mesatarja e rritjes së zhvillimit në Kosovë është 1.682% cdo 4 ditë. Kuptohet, kjo është mesatarja për 31 ditë ndërsa dinamika dallon prej ditës në ditë e javës në javë. Për të arritur tek parashikimet se si mund të duket zhvillimi i COVID-19 në Kosovë dhe perhapja e tij gjatë 100 diteve të para, fillimisht, në bazë të trendeve të muajit të parë dhe variableve dhe specifikave tjera, po i ndërtojmë 3 scenario të mundshme për Kosovën që mëpastataj mund të përdoren nga politik bërësit dhe vendim marrësit për masa eventuale dhe përgatitje rreth sitautave të ndryshmete të mundshme.

SCENARIO A: Bazuar në Mesatarën e Rritjes 13 Mars-12 Prill

Scenario A, edhepse logjikisht është në rregull për shkak se ka përdorur mesatarën e shkallës së vërtetuar të rritjes për një muaj, nuk është reale dhe e mundshme të jetë reale. Sic shifet, Kosova vazhdon nga 12 prill me 362 raste duke i shumëzuar me 1.682% cdo të katërtën ditë. Ne nuk do të kemi mjaftë banorë në fund të muajit qershor sa ky variant sugjeron së mund të infektohen (30 prill 8,208; 7 maj 23,222; 19 maj 185,867; ndërsa 28 maj 884,463).

Megjithatë, kjo scenario është e bazuar në metodologji logjike por në realitet rritmi i dinamikës së përhapjes nuk eshte statik dhe varion mvarsisht së cfarë masa ndërmarrin vendet. Zakonisht kur situata përkeqësohet, autoritetet ndërmarrin masa më të ashpra duke e zvogluar shkallën e perhapjes së virusit. Megjithatë, ne e paraqitëm këtë opcion për shkak të logjikës dhe shkallës së përhapjes deri më tani por ky nuk është një variant i mundshëm dhe real për Kosovën.

Scenario A: Bazuar në rritmin e shpërndarjes x1.682 cdo 4 ditë

12 Prill 18 Prill 24 Prill  30 Prill 07 Maj 13 Maj 19 Maj 28 Maj
362 1,026 2,901 8,208 23,222 65.698 185,867 884,463

SCENARIO B: Cfarë do të Shofim Zyrtarisht për 100 Ditët

Scenario B, është një opcion se si mund të zhvillohet situata me rastet e ditura apo konfirmuara në Kosovë të raportuara në baza ditore në institucionet shtetrore. Ky variant është zhvilluar duke analizuar kapacitetet e numrit të testeve të bëra gjatë 30 ditëve të para.

Edhepse ka pasur numra të ndryshme të testeve përgjate ditëve të ndryshme, javën e fundit numri i testeve është rritur dukshem. Numri mesatar ditor i testeve të bëra gjatë muajit të parë është 85.94 teste në ditë. Numri më i madh i testeve i bërë për një ditë deri më tani ka qënë 266 teste me datën 4 prill 2020.

Në këtë rast supozojmë gjithashtu që kapacitetet e Kosovës për të bere teste mbesin të njejta, ndërsa për shkak të rritjes së rasteve dhe sidomos kontakteve (5,020 deri më 13 prill) institucionet do vendosin të zhvillojnë numrin maksimal të testeve në ditë, përafësrisht 250 teste cdo ditë tash e tutje.

Në këtë scenario supozohet se cdo ditë do të bëhen maksimum teste (250) ndërsa 30% të tyre apo 75 raste mesatarisht do dalin pozitive cdo ditë. Pra, ky variant është se si mund të duket numri i rasteve pozitive ne ë karshi kapaciteteve të testeve të bera. Rrjedhimisht ky do të mund të jetë i vetmi opcion i dihur për ne, andaj, opcioni zyrtar i konfirmuar i rasteve në Kosove. Deri me 21 qershor, totali lëvizë vetëm 2,087.

Kujdes, përshkak se edhepse kjo mund të jetë e “vërteta’ e vetme për ne me numrat zyrtare e kushtezuar nga kapacitet testuese, numri real me raste mund të jetë shumë më i madh në realitet. Numri i konfirmuar apo numri zyrtar me numrin real variojnë dukshëm në realitet për shkak se nuk ka qeveri në Europë e Botë, përpos ndoshta në Islandë, që ka kapacitete të bëjë aq teste sa ka nevojë.

Scenario B: Bazuar në Kapacitetet Testuese (cfarë mund të shofim zyrtarisht)

 

12 Prill 30 Prill  16 Maj 31 Maj 12 Qershor 21 Qershor
326 812 1,187 1,562 1,862 2,087

 

SCANARIO C: Ashpërismi i Masave (Opcioni i Mundshëm)

Opcioni C është scenario më e mundshme për Kosovën nga tri të elaboruara më lartë. Ky opcion bazohet në të dhënat dhe faktin që numri i rasteve do të rritet më shpejtë ditëve të ardhshme dhe se institucionet do të jenë të detyruara të ashpërsojnë masat me qëllim që të ruajn qytetarin dhe shëndetin publik sa më shumë të jetë e mundur.

Gjithashtu, supozohet që me rritjen e numrit të rasteve dhe fataliteteve, përpos shtimit të masave mbrojtëse, edhe publiku do të vetëdijsohet për shkak se virusi do të arrij në secilin qytet e do filloj të ‘qarkulloj’ edhe nëpër lagje e shtëpi gjithandej. Për më teper, edhe kapacitetet dhe infrastruktura shëndetësore janë të kufizuara. Për disa jave, jo shumë larg, spitalet tona nuk do të jenë në gjendje të pranojnë të gjithë pacientët.

Mediat mund të komunikojnë dhe interpretojnë situata dhe pamje të vështira që rrjedhimisht do bartë mesazhin e seriozitetit të sitautës me COVID-19. Kjo, eventalisht, duhet të shtoj kujdesin tek qytetarët për tu mbrojtur më mirë ndërsa do bëjë presion publik për masa më të ashpra.

Supozohet se ashpërsimi i masave dhe ngritja e vetëdijës dhe kapaciteteve për tu mbrojtur do të mbrojë me mirë qytetarët dhe do ngadalsoj rritmin e përhapjes nga 1.682% ne 1.2% cdo katër ditë. Scenario C është edhe scenario me e mundshme nga tri scenariot e elaboruara.

Rrjedhimisht edhe Piku (kulmi) i virusit në Kosovë mund të arrihet gjatë mesit të qershorit, nëse ndërmerren masat më të ashpra tani. Ky virus ka dinamika të ndryshme në secilin vend, qytet dhe lokacion. Megjithatë, pas arritjes së pikut, mund të supozohet që gjendja do të sabilizohet (në kulm fillimishtë) dhe lakorja dhe numri i rasteve do filloj të bien/zbresin.

Lakorja e COVID-19 në Kosovë mund të satbilizohet ne 1% në fund të qershorit dhe të filloj rënien javët pasuese në 0.9%, 0.8% e keshtu me radhë… Exit Strategy e COVID-19 për Kosovë ende nuk dihet, përveq kur vakcina zbulohet, testohet (Fazat 1-4), aprovohet edhe shpërndahet.

Askush nuk mund të dijë dhe parashef me saktësi rrjedhën e rasteve dhe përhapjen e Coronavirusit për shkak se rritmi i shpërndajes mvaret nga masat e ndermarra në baza javore e ditore, bashkëpunimi i qytetarëve me institucionet dhe efikasiteti i sundimit të ligjit.

Ne megjithatë kemi të drejtë të parashofim disa scenario në bazë të të dhënave dhe trendeve tek ne dhe në botë me qëllim që të mund të përgatitemi sa më mirë dhe të ndërmarrim vendime dhe politika më të duhura për të shpëtuar sa më shumë jetëra dhe për ta mbrojtur enokominë. Ky punim është zhvilluar në këtë frymë.

Scenario C: Ashpërsim i Masave Mbrojtëse (Opcioni i Mundshëm)

 

12 Prill 30 Prill 19 Maj 31 Maj 12 Qeshor 21 Qershor
362 1,081 3,226 6,693 13,878

23,982

Pandemia në Kryeqytet

Gjatë 100 Ditëve


Pandemia krysisht ka pasur efekte më të ashpra të përhapjes tek qendrat e mëdha dhe vendet me të integruara ekonomikisht. New York City është një rast ku mbase për shkak të integrimit dhe koncentrimit të biznesit, pasurisë dhe mirëqenies, përhapja e virusit eshte me i larte dhe është me i prekur se vendet tjera. A do ta ketë Prishtina një sitautë të njejtë në kontekstin e Kosovës? Mund të ndodhë që po, për shkak së levizjet, dinamika dhe resurset më të mëdha në vend janë të koncentruara në Kryeqytet ku edhe do ketë kontakte dhe levizje më të mëdha se vendet tjera.

Për momentin pjesëmarrja e Prishtinës në rastet me COVID-19 ne nivel vendi është jo e lartë karshi pozicionit, ndikimit dhe peshës që ka. Kryeqyteti ka vetëm 12.7% të raste sipas burimeve zytare. Në këtë aspekt, mund të pritet që kjo përqindje të rritet ditët dhe javët e ardhshme. Sot përshembull ka pasur pamje të grumbullimit të qytetareve në tregun e vjetër të Prishtinës dhe ne disa lokacione tjera. Kjo mund të jetë një indikator që numri mund të dy apo tre fishohet periudhen e ardhshme.

Në këtë sekcion, po përdorim 3 scenariot e elaboruara më lartë si bazë (baseline) për të paraqitu më poshte 4 Opcione se si mund të zhvillohentrendet me rastet pozitive të korona virusit në Kryeqytet.

Scenario A: 12.7%; Rritja x1.682% cdo 4 ditë (OPCIONI 1)

Ky opcion është i bazuar në trendet e deritanishme, pra prej 13 mars deri 12 prill në Kosovë dhe në Prishtinë. Shkalla e rritjes në nivel vendi ka qenë 1.682% cdo katër ditë (shif grafikonin me larte ne sekcionin e Kosovës). Me 12 prill në Kosovë kishte 362 raste në nivel vendi ndërsa në Prishtine 46.

Nga kjo, rrjedhë se përqindja e rasteve në Kryeqytet është 12.7% nga 100% e rasteve në Kosovë. Me këtë logjikë, Opcionin 1 pasqyron se si do të duket nëse ky trend do të vazhdonte për 100 ditët e para pa asnjë ndryshim. Një opcion jo shumë i mundëshem ne realitet, fatmirësisht.

Sic është cekur më larte, ky opcionin jo i mundshëm dhe është i parealizueshem, për shkak se në fillim të qershorit Prishtina dhe Kosova nuk kanë aq qytetarv sa ky variante kërkon ti ‘infektoj’ me virus me këtë rritem të përhapjes (1.682% cdo 4 ditë). Megjithatë, po paraqesim këtë variantë meqenëse është edhe Scenario 1 në nivel vendi i paraqitu me lartë.

OPCIONI 1: Prishtina Sipas Trendit x1.682% cdo katër ditë; 12.7% PR

12 Prill 18 Prill 24 Prill  30 Prill 07 Maj 13 Maj 19 Maj
46 130
368 1,041 2,945 8,332 23,574

 

Scenario B: Varianti me Kapacitetet Testuese (PR-OPCIONI 2)

Dy grafikonet e Prishtinës në Scenarion B (Opcioni 2 dhe 3) parashofin trendin në bazë të kapaciteteve të zhvillimit të testeve në Kosovë. Edhepse mesatarja e testeve përgjatë muajit të parë është nën 100 teste në ditë, periudhën dhe javet në vijim institucionet do të detyrohen të rrisin numrin e testeve dhe të punojnë me kapacitete maksimale.

250 teste në ditë mesatarisht parashifen të ndërmerren, sic thuhet lartë, ërsa 30% të rasteve spekulohet se do të dalin pozitiv mesatarisht për këtë periudhë (rritje progresive javeve në vijim).

Opcioni 2 në Scenarion B për Prishtinën arrinë vetëm 265 raste deri më 21 qershor. Kjo është një model i kushtëzuar në bazë të testeve dhe me gjendjen momentale. Vetëm 12.7% të rasteve merren parasyesh me ë nga Prishtina ndërsa kemi cdo ditë mesatarisht 250 teste dhe 75 raste pozitive në nivel vendi. 10 raste në ditë mesatarisht do paraqiten në Prishtinë nga tani deri në fund të periudhës 100 ditore, sugjeron ky opcion. Ky sigurisht nuk është një vlersim i gjendjes reale në Prishtinë por mbase është në kornizën e modalitetit të verzionit zyrtar të Kosovës.

OPCIONI 2: Prishtina sipas Kapaciteteve Testuese me Trend 12.7%

 

12 Prill 30 Prill 07 Maj  25 Maj 03 Qershor 12 Qershor 21 Qershor
46 103 122 179 208 236 265

 

Ditët dhe javët në vijim pritet të shtohet numri i rasteve në Kryeqytet në krahasim me lokacionet tjera për shkak të dinamikes, intenzitetit dhe konceptrimit të resurseve në Prishtinë.

Me këtë rast po aplikojmë nje model ku Prishtina ka 33.3% të rasteve në Kosovë (dmth me shumë se 2.5x sesa trendi deri më tani). Kjo na mundëson të kemi pasqyrë më reale se si do të mund të duken shifrat zyrtare deri me 12 qershor. Ky është një opcion i tregimit zyrtar i bazuar në kapacitet ditore të zhvillimit të testeve.

Nga kjo variantë, që ështeë mbase verzioni me real zytar që do të shofim për Prishtinën, do kemi rreth 25 raste të reja në ditë mesatarisht nga Kryeqyteti. Nga 46 raste me 12 prill, Prishtina mund t’i ketë të paraqitura zyrtarisht 270 raste me 30 prill, 445 me 22 maj dhe 695 me 21 qershor.

Përderisa ky opcion është si mund të duket Prishtina realisht sipas statistikave zyrtare të kushtezuara nga kapacitete e testeve në Kosovë, Opcioni 4, i fundit, më poshtë do të paraqes se cfarë mund të jetë situata reale dhe faktike në Prishtinë me numrin e rasteve deri me 21 qershor.

OPCIONI 3: TABELA (PR= KS*33.3% për 250 Teste me 30% pozitive)

 

12 Prill 30 Prill 07 Maj  25 Maj 03 Qershor 12 Qershor 21 Qershor
121 270 320 470 545 620

695

 

Scenario C: Gjendja Faktike/Reale (PR-OPCIONI 4)

Opcioni 4 i Scenarios C është varianti më i përafert me gjendjen reale faktike që mund të ketë Prishtina gjatë 100 diteve të para në teren. Ky opcion është i bazuar në faktin që shkalla e përhapjes është zvogluar nga x1.682% sa ishte gjatë muajit të parë në 1.2% për cdo katër ditë si pasojë e masave të ndërmarra nga institucionet diteve në vijim.

Opcion 4 gjithashtu merr për bazë faktin që Prishtina mund të ketë barën e 1/3 (33.3%) të rasteve të përgjithshmenë vend e jo vetëm 12.7% cfarë është vlera per muajin e parë. Gjithashtu, në ketë rast, Prishtina me 12 prill fillon, jo me 46 raste sa janë paraqitu zyrtarisht, por me 121 raste që janë 33.3% e të gjitha rasteve te konfirmuara zytare në vend.

Nga kjo scenario, Prishtina fillon me 121 raste me 12 prill ndërsa sipas algoritmit me 30 prill mund të ketë, realisht, 360 raste. Në mes të muajit maj, kur pritet të filloj të pershkallezohet situata me raste dhe te kete rritje të numrit të rasteve, Prishtina mund të ketë rreth 1,075 raste pozitive sipas këtij modaliteti.

Me 31 maj 2,229 raste ndërsa me 21 qershor, kur edhe mund të jetë kulmi i rasteve, Kryeqyteti nga kjo metodologji mund t’i ketë 7,986 raste, që do të ishte mbase kulmi dhe pastaj lakorja do stabilizohet dhe filloj të ketë rënie me masat, vendimet dhe politiakat e duhura.

OPCIONI 4: Gjendja Reale në Teren (1/3 Rasteve në Kosovë me x1.2% Rritje)

 

12 Prill 30 Prill 07 Maj  25 Maj 03 Qershor 12 Qershor 21 Qershor
121 360 518 1,548 2,674 4,621

7,986